Star Map


Çdo moment i rëndësishëm ka një qiell që e bën unik. Star Map është një dhuratë e personalizuar që paraqet pozicionin e yjeve dhe yjësive në një datë dhe vendndodhje të zgjedhur nga ju, duke e kthyer një kujtim të çmuar në një dekor elegant dhe plot emocion.
Realizohet me gravim preciz në akrilik transparent me bazament druri dhendriçim LED të ngrohtë, ose në dru natyral me gravim lazer, duke ruajtur karakterin autentik të materialit.
Personalizohet me datën, emrat dhe dedikimin tuaj. Ideale për përvjetorë, ditëlindje, dasma apo çdo moment që meriton të kujtohet përgjithmonë.
Ndriçimi realizohet me komponentë cilësorë dhe furnizohet nga një adaptor 12V i besueshëm dhe i sigurt, për përdorim të gjatë.
⏱️ Çdo porosi kërkon kohë dhe vëmendje në çdo detaj — nga dizajni deri tek montimi final — për të sjellë një produkt unik, të personalizuar dhe me standard të lartë cilësie.





