Personalized Dominoes – Domino të Personalizuara


Personalized Dominoes është një set unik dominoje që ndërthur kënaqësinë e një loje klasike me emocionin e kujtimeve personale. Një dhuratë origjinale dhe elegante, e krijuar për të bashkuar njerëzit dhe për t'i dhënë çdo momenti një kuptim të veçantë.
Seti përmban 28 gurë dominoje, të personalizuar në pjesën e pasme me fotografitë tuaja të preferuara. Falë teknologjisë së printimit UV, çdo imazh realizohet me detaje të imëta, duke i shndërruar gurët e lojës në kujtime të vogla e të paharrueshme.
Dominoja shoqërohet me një kuti elegante prej druri, të punuar dhe personalizuar me gravim lazer dhe printim UV. Kapaku dhe pjesa e brendshme mund të zbukurohen me fotografi, emra, data të rëndësishme, dedikime apo motive artistike, duke krijuar një kombinim harmonik mes traditës dhe personalizimit modern.





