LED Stone Basket – Shportë me Gurë të Personalizuar

LED Stone Basket është një krijim artizanal unik që bashkon bukurinë natyrore të gurëve, ngrohtësinë e shportave të thurura dhe ndriçimin delikat LED. Një kompozim elegant dhe plot emocion, i krijuar për t'i dhënë jetë kujtimeve tuaja më të bukura.

Çdo shportë përmban gurë natyralë të personalizuar me fotografi, portrete artistike, emra, data të rëndësishme apo dedikime të veçanta. Falë teknologjisë së printimit UV, imazhet realizohen me ngjyra të pasura dhe detaje të imëta, duke u harmonizuar natyrshëm me formën dhe teksturën e çdo guri.

⏱️ Çdo porosi kërkon kohë dhe vëmendje në çdo detaj — nga dizajni deri tek montimi final — për të sjellë një produkt unik, të personalizuar dhe me standard të lartë cilësie.

ARDIAEI CREATIONS
Dhurata të personalizuara me lazer dhe print UV
Krijuar për momente të veçanta
KONTAKT I SHPEJTË
Na shkruaj në WhatsApp
📱 +355 68 31 01 116